Pjesa e parë: Pa gola mes Gjilanit e Llapit, Malisheva e Drita luajnë baras

1 minut lexim

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadra e Malishevës dhe ajo e Dritës janë duke barazuar me rezultat 1:1.

Golin për Malishevën e shënoi Yoan Olivier-Marc në minutën e 21’, kurse për gjilanasit golashënues ishte Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 9’.

Në anën tjetër, krahas Malishevës e Dritës po zhvillohet edhe derbi mes Gjilanit dhe Llapit, ku edhe aty rezultati qëndron i barabartë.

Por, në këtë ndeshje asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjente golin pavarësisht tentimeve të ndryshme drejt portës.

Rezultati i pjesës së parë:

Malisheva 1:1 Drita

Gjilani 0:0 Llapi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disa rregulla për ta bërë lidhjen tuaj sa më të qëndrueshme

Story i radhës

Si ta kuptoni që partneri po ju gënjen, sipas gjuhës së trupit

Të fundit nga