Miralem Pjanic do vazhdojë të jetë lojtari i Barcelonës.
Gjatë kësaj merkato u përhapën zëra që kroati do të largohet nga ekipi katalanas.
Por, një gjë të tillë së fundmi e ka mohuar trajneri i Barçës, Xavi Herandez.
Ai konsideron se Pjanic është zëvendësuesi ideal për Sergio Busquets:
“Ai i ka të gjitha virtytet e lojës në pozicion dhe i kupton në mënyrë të përsosur nevojat e brendshme për të luajtur mesfushor mbrojtës, si kur mbrohet ashtu edhe kur shoqërohet”, tha ai.
Kjo deklaratë e trajnerit të ‘Blaugrana’ sipas ‘AS’ lë të kuptohet se kroati vazhdon të jetë pjesë e planeve të tij.