Pjaniç e zbulon: Për Juven refuzova PSG-në

October 25, 2024
1 minut lexim

Miralem Pjaniç tashmë është një lojtar i CSKA Moskës, ndoshta i harruar nga shumë tifozë, por te Juventusi e mbajnë ende mend, sidomos për golat fantastik që ka prodhuar.

Ish-mesfushori i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë një intervistë ku ka kujtuar kohët e tij të Juventusit, ndërsa zbuloi gjithashtu edhe një prapaskenë merkatoje.

“Në Rusi mua më kanë kërkuar që në vitin 2013. Atëherë më kërkonte Zeniti.

Më ka telefonuar Spaleti dhe drejtuesit e klubit dhe më kanë bërë një ofertë të madhe, por unë doja të qëndroja ende edhe disa vite në Itali. Atëherë të qëndroja te Roma ishte opsioni më i mirë për të vazhduar rritjen time.

Më ka kërkuar edhe PSG-ja, por unë i refuzova”.

“PSG-ja më kërkoi edhe më vonë, por unë në atë moment i kisha dhënë fjalën time Juventusit.

Nuk ishte një kalim i lehtë, por unë u transferova në një klub të madh dhe me një histori shumë të pasur. Me Juventusin ne arritëm deri në finalen e Ligës së Kampioneve, fituam Serinë A katër herë, dhe po aq herë isha pjesë e skuadrës më të mirë të sezonit.

Aty kam luajtur me lojtarët më të mirë në botë dhe nuk mendoj se kam gabuar. Pas katër viteve pranova më pas që të largohesha”, tha ndër të tjera ish-mesfushori i Juventusit, Pjaniç.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Antonela Berisha i rikthehet jetës normale, pritet me lule: Mirë se u ktheve bisha

Story i radhës

Ç’është Starlink-u i Elon Muskut dhe si do t’ia shohë hairin Kosova?

Të fundit nga

ShkoLartë