Pixel 8 dhe 8 Pro mund të jenë smartfonët me kamerën më të mirë në 2023

December 21, 2022
1 minut lexim

Ndërsa spekulimet e gjeneratës së re të iPhone po arrijnë majat, një informacion i fundit vjen jo për produktin më të suksesshëm të Apple por për një rival të tij.

Bëhet fjalë për seritë Pixel 8 nga Google të cilët mund të përfitojnë nga një risi në sistemin e kamerave që mund të turpërojnë iPhone sidomos në frontin e HDR.

Sipas zhvilluesit Kuba Wojciechowski, Google është duke punuar për të sjellë mbështetjen për HDR-në e shkallëzuar për linjën Pixel 8. Informacionet ai i zbuloi në kodin e aplikacionit Google Camera Go dhe lënë të kuptohet për një përditësim masiv në smartfonët e ardhshëm Pixel.

E thënë thjeshtë, telefoni i ardhshëm i Google mund të kapë disa ekspozime njëherazi duke përmirësuar edhe kohën e shkrepjes së fotografive.

Rezultati është më pak foto të turbullta që shkaktohen nga orientimi jo i saktë i kornizave të kamerës për shkak të lëvizjes.

Nëse jeni një përdorues i Pixel 7 dhe 7 Pro, me shumë gjasa nuk keni për të përfituar nga teknologjia e re e HDR-së së shkallëzuar.

Kjo për shkak të sensorit 50-megapiksel ISOCELL GN1 përdorur në gjeneratën e kaluar nuk ka mbështetjen për HDR-në e shkallëzuar.

Pixel 8 dhe 8 Pro pritet të kenë një sensor të ri kamere që shumë besojnë të jetë 50-megapiksel ISOCELL GN2 po nga Samsung.

Ndërsa iPhone 15 Pro pritet të ruajë kamerën 48-megapiksel nga iPhone 14 Pro që performon shkëlqyeshëm në RAW por nuk vihet re një përmirësim i madh krahasuar me iPhone 13 Pro. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse nuk duhet të vishni pizhame të trasha as në dimër, pasojat që as nuk i keni menduar

Story i radhës

PDK: Publikimi i ASHAK është pamflet anti-shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë