Një prej disavantazheve të mëdha të çipeve Tensor gjendur në zemër të modeleve Google Pixel të cilët prodhoheshin nga Samsung, ishte modemi i rrjetit që përmbanin.
Edhe pse me kalimin e kohës është përmirësuar, modemi gjeneronte nxehtësi të lartë, prodhon sinjal të dobët dhe konsumonte baterinë.
Sipas një raporti të ri, Google ka vendosur të ndryshojë gjërat me Pixel 10 duke integruar MediaTek.
Pixel 6 ishte smartfoni i parë fuqizuar nga çipi Tensor dhe përdorte një modem të Samsung që kishte probleme të mëdha nga mbinxehja tek pranimi i dobët i sinjalit. Google bëri përmirësime me Tensor G2 vitin e ardhshëm me Pixel 7 dhe vijoi të përmirësohej në Tensor G3 me Pixel 8 dhe Tensor G4 me Pixel 9.
Sot diferencat janë të padallueshme nga një përdorues normal por është e vështirë të mos vihet re performanca e dobët e modemit që përdor Google.
Me largimin nga Samsung si prodhuesi i çipit të Pixel 10, Google pritet të përdorë gjithashtu një modem të ri me disa opsione në tavolinë. Një raport i ri nga Android Authority zbulon se Google kishte konsideruar modemin e Qualcomm, Snapdragon X75 në veçanti, por ka vendosur të shkojë me MediaTek në Pixel 10 vitin e ardhshëm.
Specifikisht Google do të përdorë MediaTek T900 i cili do të përdorë teknologjinë e ardhshme 3GPP Release 17 5G të rrjetit celular. Mbetet për tu parë sesi do të performojë ky modem por kompania mendon se është zgjidhje më e mirë sesa ajo e Samsung. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al