​Pista e patinazhit në kryeqytet, kritika në pagesë e menaxhim

December 8, 2024
min lexim

Temperaturat e ulëta nuk po janë shkaqe që qytetarët të mos e kalojnë vikendin në sheshet e kryeqytetit.

Përveç shtëpizave që janë të vendosura rreth 120 prej tyre, risi në këtë edicion të “Verë n’Dimën” është edhe pista e patinazhit që po mirëpret të vegjël e të rritur.

E hapur me 3 dhjetor, qytetarët e Prishtinës po e shijojnë kohën e lirë në këtë pistë. Ani pse shumë qytetarë po e kanë të vështirë mbi patina, kjo nuk po e ul interesimin e tyre.

Bashkë me nipin e saj Venera Venhari për herë të parë po e provon këtë sport. Pagesa sipas saj do duhej të ishte më e lirë sa i përket standardit dhe do të nevojitej një menaxhim më i mirë.

Venhari: Çmimi i patinazhit i lartë për standardin e jetës në Kosovë

“Kam ardhur bashkë me nipin në patinazh për herë të parë në Prishtinë. Po duket mirë…Jam nisur me energji pozitive. Po pres të jetë mirë… Sheshi duket mirë i dekoruar edhe pse janë ndriçimet e njëjta. Shtëpizat janë pak më shumë të organizuara, por më bukur se vitet e kaluara…Pagesa ishte 5 euro për person, dhe nëse nuk gabohem ishte për gjysmë ore, sepse ishte pak tollovi. Ndoshta do të duhej një organizim më i mirë…Duke e marrë parasysh standardin në Kosovë, për gjysme ore, 5 euro është pak shtrenjtë”, tha ajo.

Një qytetar që nuk pranoi të përgjigjej para kamerës organizimin e pistës për patinazh e quajti “ skandal e vjedhje”.

“Dje kur erdhi Përparim Rama, i larguan të gjithë fëmijët, e nuk u interesonte se a kishin kohë më që kishin paguar për të patinuar”, tha ai duke krahasuar pistën e patinazhit me atë të Shkupit, e cila ka madhësinë e një stadiumi dhe ora për patinazh kushton vetëm dy euro.

Raoul Herzemberger nga Italia, është pjesë e stafit të pistës së patinazhit, tregon se që nga hapja më 3 dhjetor, ka pasur interesim të madh të qytetarëve.

Herzemberger: 7 euro për gjysmë ore patinazh pas orës 17:00

“Po, jemi të lumtur pasi që ka rezultuar mjaft e suksesshme. Jemi të vendosur në qendër të Prishtinës për të mirëpritur qytetarët. Qysh nga hapja kemi pasur shumë vizitorë. Jemi mjaft të lumtur me këtë projekt…Kemi dy lloje çmimesh, qysh nga mëngjesi deri në ora 17:00 pagesa është 5 euro, kurse pas asaj ore pagesa bëhet 7 euro për gjysmë ore. Kemi edhe ‘arushat polare’ që janë ndihma për fëmijët që nuk mund të patinojnë vetëm, ato janë falas”, deklaroi ai.

Sipas Herzemberger, deri më tani nuk ka pasur aksidente në pistë. Përveç pistës, qytetarët po kalojnë kohën e lirë edhe në shtëpizat e vendosura për pije të ndryshme. Të vendosura në sheshet “Skënderbeu”, “Zahir Pajaziti” e deri te “Xhorxh Bush”, ku ndodhet skena kryesore, ata deri më 15 janar do të kenë mundësi të përjetojnë çdo mbrëmje performanca muzikore. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Siri, rebelët rrëzojnë nga pushteti Assadin. Çfarë pritet të ndodhë

Story i radhës

Albani dhe Miriam së shpejti prindër? Këngëtarja zbulon të vërtetën

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë