Tashmë është zyrtare. Andrea Pirlo është rikthyer në rolin e trajnerit.
Por, tani ai do të jetë trajner i një ekipi të nivelit shumë më të dobët se Juventusi.
Ish-mesfushori i Milanit do të jetë trajner i ri i ekipit nga Superliga e Turqisë, Karagumruk.
Karagumruk e mbylli edicionin e kaluar në pozitën e tetë në tabelë, kurse inkuadrimin në elitën e futbollit turk e arriti para dy viteve.
Ndërkohë, Pirlo ishte trajner i Juventusit, ndërsa u largua nga Torino brenda një viti, në 2021-tën.