Pirlo gati të kthehet në detyrë pas shkarkimit

May 26, 2023
1 minut lexim

Pas vetëm një viti qëndrimi, Pirlo ka arritur marrëveshje me klubin turk Karagumruk për zgjidhjen konsensuale të kontratës.

Pirlo është rikthyer tashmë në Itali (ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Italisë) dhe po studion merkaton në pritje të një aventure të re. Ndërkohë, orët e fundit një klub, i cilësuar si një projekt mjaft ambicioz, mendohet se po mendon për trajnerin për të ardhmen e tij.

Pirlo duket i gatshëm për t’u rikthyer në Serie A, ai prej kohësh dëshiron të përballet me një sfidë të re pas aventurës së hidhur te Juventusi dhe e konsideron veten gati për të filluar sërish.

Po flasim për Bologna-n e mrekullive të Thiago Motta-s, një skuadër e ndërtuar me ‘shumë baste’ dhe këtë sezon është kthyer në një problem të vërtetë për mëdha të kampionatit tonë.

Një kështjellë e vogël me zemër të madhe, shpesh edhe afër majës së tabelës dhe afër luftës për një vend në Conference League. Megjithatë, e ardhmja e Motta-s mbetet në dyshim, me disa klube të Serie A në gjurmët e tij.

Nga Interi, ish-klubi i tij, tek Juventusi dhe Napoli, pa harruar opsionin e PSG-së. Klubi bolonjez shpreson që Thiago Motta të qëbdrojë, por Pirlo do të ishte alternativa e parë në rast largimi. Ish-trajneri i Zonjës po pret dhe vlerëson rikthimin e mundshëm në Serie A.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

EP Hajvalia kampione në Sigal Superligën e Kosovës 

Story i radhës

“U kry” – Yll Limani publikon projektin e shumëpritur

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë