Mbrëmje emocionale në Camp Nou për Barcelona-n. Klubi blaugrana i ka thënë lamtumirë një legjende të vërtetë si Gerard Pique, i cili ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.
Mbrojtësiqë ka fituar gjithçka me Barcelona-n dhe Spanjën, ka qenë titullar dhe kapiten në ndeshjen e luajtur dhe fituar kundër Almeria-s në La Liga dhe pas përfundimit të ndeshjes ka marrë mikrofonin për të përshëndetur tifozët.
“Së pari faleminderit. Të gjithë kolegëve të mi, stafit, njerëzve në palestër, materialit. Të gjithë atyre që na ndihmojnë çdo ditë për ta bërë gjithçka më të lehtë. Faleminderit Bordit për gjithë këto vite.
Në jetë, kur plakesh ndonjëherë të duash është të heqësh dorë. Një lidhje me kaq shumë dashuri, kaq shume pasioni, mendoj se ishte koha të na linte një hapësirë dhe jam i bindur se në të ardhmen do të jem përsëri këtu.
“Kjo nuk është lamtumirë, jam larguar vite më parë dhe pastaj jam kthyer. Unë kam lindur këtu dhe do të vdes këtu. Rroftë Barça”, ka thënë Pique.