Mbrojtësi i Barcelonës, është parë duke shëtitur nëpër qytetin e Wimbledonin, duke mbajtur një çantë me logon e Chelseat, dhe menjëherë kanë ‘shpërthyer’ lajmet që ai po paralajmëron një transferim te ‘Blutë e Londrës’.
Pique, i cili së fundmi u nga partnerja e tij, Shakira, po shijon pushimet në prag të fillimit të turneut të tenisit Wimbledon.
Megjithatë, mbrojtësi ka krijuar spekulime të shumta në mediumet angleze dhe spanjolle, të cilat e kanë zënë futbollistin me ‘pelë për dore’, duke mbajtur një çantë me logon e Chelseat.
Këto spekulime vijnë edhe pas raportimeve që thuhet se atij i është thënë se i ka të tepërta kërkesat te Barcelona nga ish-shoku i skuadrës dhe tani trajneri, Xavi Hernandez.
Por mediumi spanjoll, Marca, beson se vizita e Pique në dyqanin e skuadrës londineze ka të bëjë, me arsyen se po blinte fanella për fëmijët e tij, të cilët janë tifozë të finalistëve të FA Cup.
Kujtojmë që Chelsea gjithashtu është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas largimit të Antonio Rudiger dhe mundësisë së largimit të Andreas Christensen.