Ndarja e Zherard Pique me Shakirën vazhdon të jetë një temë shumë e diskutuar në Spanjë, me të rejat e fundit rreth çiftit në fjalë që publikohen çdo ditë.
Por lajmet më të fundit shpjegojnë se të paktën për momentin nuk ka luftë mes tyre pasi ata kanë gjetur një akord.
Të dy janë përfshirë në një betejë ligjore se kush do të mbajë kujdestarinë e dy djemve, Milan dhe Sasha, një çështje që me sa duket është zgjidhur momentalisht pasi palët kanë gjetur nja marrëveshje. Shakira kërkon që dy djemtë të zhvendosen me të në Majemi, ku ajo do të vazhdojë karrierën, ndërsa Pike insiston që fëmijët të qëndrojnë në Barcelonë.
Zyra avokatore e cila po merret me këtë çështje si ndërmjetëse mes palëve, ka siguruar një akord që do të vlejë për momentin vetëm për muajin gusht.
Të dy fëmijët do të qëndrojnë dy javë në Barcelonë me të atin, pasi kaluan dy javë me të ëmën në udhëtimet e saj në San Diego, Meksikë dhe Los Anxheles.
Këngëtarja ka qenë dje në Barcelonë dhe ka lënë fëmijët në shtëpinë e përbashkët të çiftit, ku më pas ka mbërritur Pike i cili do t’i ketë pranë për dy javët e ardhshme dhe pritet që ata të jenë në tribunë për ndeshjet miqësore dhe sfidën e parë në kampionat ndaj Rajo Vajekano.