Pioli projekton minuta për Kjaer në sfidën me Sassuolon

1 minut lexim

Pioli projekton minuta për Kjaer në sfidën me Sassuolon!

Më 1 dhjetor 2021 Simon Kjaer pëson një dëmtim të rëndë në ligament, një dëmtim që e mbajti larg fushave të blerta për një periudhë të gjatë kohe.

Tashmë 8 muaj nga dëmtimi, kapiteni i Danimarkës do t’i rikthehet lojës dhe sipas “Sky Sport Italia” për ndeshjen me Sassuolon, Stefano Pioli ka projektuar minuta për Kjaer.

Sigurisht për shkak të një mungese të gjatë, danezi nuk mund të luajë minutat e plota, por tekniku i kuqezinjve do t’i japë mundësinë të luajë të paktën një pjesë loje, për të bërë të mundur edhe alternimin e tij për ndeshjet e tjera që Milan do të luajë si në Serie A ashtu edhe në Champions League.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MASH-Maqedoni: Tekstet shkollore do të jenë në dispozicion para fillimit të vitit shkollor

Story i radhës

Kalfornia do të ndalojë me ligj shitjen e makinave me karburant

Të fundit nga