Kur jemi një javë para se të nisë sezoni i ri futbollistik 2022-2023 në Serie A, Milan është përsëri një nga skuadrat që mbetet favorite për të luftuar për titullin kampion.
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka “zbërthyer” Milanin për, “La Gazzetta dello Sport”, teksa i ka idetë e qarta në lidhje me objektivat e “djallit”, gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion dhe çfarë kërkon nga pjesa e mbetur e merkatos.
“Për të fituar duhet talent, për të përsëritur veten duhet karakter.
Do të luftojmë për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa në Champions dëshirojmë të përmirësohemi. Aty janë 4-5 skuadra që kanë një diferencë shumë të madhe me pjesën tjetër, ne kemi një eksperiencë nga viti i shkuar, por që nga ajo kohë jemi përmirësuar shumë”, ka theksuar Pioli.
A mund të quhet e mbyllur merkarto e Milan? Në letër mungojnë dy role, një mbrojtës dhe një mesfushor.
Ibrahimovic? Është një kampion, i aftë të bëjë akoma diferencën. Në fundin e sezonit të shkuar ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme. Nga mesi i muajit gusht do të jetë në Milanelo për të vijuar me rikuperimin.
Leao? Nuk jam aspak i shqetësuar për zërat e merkatos, është e qartë se ai është i lumtur me ne.