Stefano Pioli, trajner i Milanit, mendon se skuadra e tij ka mundur të bëjë më shumë në duel me Salzburgun.
‘Rossonerët’ mbrëmë nuk morën më shumë së një barazim (1-1), në udhëtim tek Salzburgu në Ligën e Kampionëve.
“Një rezultat i mirë, me një paraqitje të mjaftueshme, por jo e nivelit të lartë”, tha ai.
“Ata filluan më mirë, pastaj ne u rikuperuam, por mund të kishim bërë më shumë”, theksoi Pioli.