Pioli: Na duhen 85 pikë për titullin

January 3, 2023
1 minut lexim

Milani do të rifillojë kampionatin në transfertë ndaj Salernitanës në “Arechi Stadium”. Kuqezinjtë e Piolit do të kërkojnë një fitore e cila do t’i vlejë në garën për titull, duke shpresuar dhe nga një hap fals i Napolit.

Trajneri Pioli ka folur për mediat duke komentuar dhe garën për kampionat.

“Do të kemi vështirësi ndaj Salernitanës sepse kanë krijuar vështirësi për të gjitha skuadrat. Ne jemi të ngarkuar mendërisht, duhet të kthehemi duke luajtur sepse jemi të uritur për të fituar ende. Gjëja më e rëndësishme është që nesër të nisim mbarë, duke rifilluar me të njëjtën dëshirë dhe cilësi si gjithmonë.

Lojtarët që shkuan në Katar i gjeta mirë fizikisht. Në miqësore u dhashë pjesës tjetër të lojtarëve të gjithë kohë për të luajtur. Në portë nesër mund të jetë Tatarusanu por mund t’i besoj dhe Mirantes.

Giroud është kthyer nga Kupa e Botës dhe po bën mirë, por mund të kem edhe zgjedhje të tjera si Lazetic dhe De Ketelaere.

Titulli? Qëllimi ynë është të jemi konkurrues. Ne nuk duhet ta bëjmë garën me askënd tjetër përveç vetes tonë. Na duhen më shumë se 85 pikë për të fituar kampionatin dhe mund të përfundojmë ndeshjen e parë më mirë se vitin e kaluar. Nëse duam ta konsiderojmë veten një ekip fitues, duhet të besojmë se mund të fitojmë, tha Stefano Pioli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për shkak të mjegullave të dendura në Shkup, disa shtetas të RMV-së prej dy ditësh janë bllokuar në një nga aeroportet e Stambollit

Story i radhës

Mjegulla e dendur as sot nuk lejoi të aterojë në Shkup, disa qytetarë bllokohen në Stamboll tash e dy ditë

Të fundit nga

ShkoLartë