Trajneri i kuqezinjve pas Sampdorias: “Suksesi themelor ndaj një kundërshtari të vështirë”
Një fitore e dhimbshme, por më shumë se e rëndësishme. Stefano Pioli rikthehet nga ndeshja ndaj Sampdorias me tre pikë të arta.
“Inferioriteti numerik u krijua për shkak të zgjuarsisë së Leaos, komplikoi lojën, por skuadra ka shfaqur sërish një karakter që shkon përtej vështirësive.
De Ketelaere po ndjek rrugën që duhet të ndjekë një djalë i ri dhe i talentuar. Jam i kënaqur me paraqitjen e tij. Kundër Sampdoria luajti mirë dhe jam shumë i bindur për cilësitë e tij. Do të doja një gol prej tij, por ai duhet të jetë i qetë dhe të punojë mirë.
Kam një grup të rëndësishëm, por kur ke dy mungesa në të njëjtin repart, ne jemi të detyruar të kërkojmë më shumë përpjekje nga ata që kanë mbetur”, ka theksuar Pioli.
Përjashtimi i Leaos: “Ai e di se na ka vënë në vështirësi, por i falënderoi të gjithë për fitoren. U gëzua për fitoren, tani duhet të mendojë për Dinamon”.