Pioli: Ibra po përmirësohet dita-ditës

min lexim

Barazimi përballë Salernitanës së vendit të fundit ka lënë shenjën e vet në kampin e Milanit, por rezultatet e rivalëve direktë i kanë lejuar kuqezinjtë që të ruajnë vendin e parë në renditjen e Serie A.

Në prag të sfidës së radhës përballë Udineses, trajneri Pioli ka folur për mediat në një konferencë për shtyp:

“Nuk do të jetë e lehtë përballë një kundërshtari të fortë, një skuadre kompakte dhe me individë shumë cilësorë. Nuk duhet të humbasim ekuilibrin, objektivi ynë është që të mbledhim më shumë pikë se sezonin e kaluar.

Nëse fitojmë titullin do të ishte diçka e jashtëzakonshme dhe kam besim tek lojtarët e mi se mund ta arrijmë këtë objektiv”, ka thënë trajneri i Milanit.

Gjendja e skuadrës- “Jemi mirë edhe pse vijmë nga një paraqitje e keqe. Kemi punuar në këto aspekte dhe pres një paraqitje më të mirë nga skuadra. Nuk na interesojnë rezultatet e të tjerëve, por sigurisht që ndikojnë në paraqitjet tona”.

Udinese- “Ata në vënë gjithmonë në vështirësi prej cilësisë së lojtarëve dhe kompaktësisë që kanë në fazën mbrojtëse. Do të jetë e vështirë të gjejmë hapësira të lira, por duhet të luajmë topin shpejt dhe ti vëmë në vështirësi. Dua një skuadër të kthjellët dhe të kujdesshme teknikisht”.

Mungesat- “Ibra po përmirësohet dita-ditës, por nesër do të mungojë. Po ashtu edhe Lazetic. Rebic po përmirësohet fizikisht dhe është gati të ndihmojë kur ti kërkohet”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

71% e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër kërkesave bullgare për rishikim të historisë

Story i radhës

Pas sulmit rus në Ukrainë, Diellza Kolgeci: Tash po e kuptoj nënën pse brengosej për luftërat larg Kosovës

Të fundit nga