Pioli flet para derbit dhe për titullin e kampionit: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Milani nuk ka arritur të marrë fitore në dy ndeshjet e fundit, pasi kanë barazuar ndaj kundërshtarëve të lehtë në letër. Rossonerët u ndalën nga Salernitana në barazim 2-2 dhe nga Udinese në San Siro 1-1.

Tani për Milanin vjen ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë, ku do të përballen me rivalin lokal Inter. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur fillimisht për krizën e Interit, duke thënë se nuk ka parashikime për një derbi të tillë.

“Sezoni ka qenë i vështirë për të gjitha skuadrat, alternojnë momentet optimale dhe më pak optimale. Kampionati është shumë i balancuar, Milani dhe Interi janë ndër skuadrat më të forta. Nesër nuk ka parashikime sepse është derbi. Si gjithmonë kush do të mund të fitojë më shumë duele individuale do të ketë më shumë shanse për fitore”, tha Pioli.

Tekniku italian ka deklaruar se dëshirojnë të marrin të gjitha fitore deri në fund të këtij edicioni.

“Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Jemi të fokusuar në ndeshjen e nesërme, sepse po kujdesemi shumë”, u shpreh trajneri italian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SPB Tetovë: Për dy muaj parashtresa kundër 430 personave për vozitje pa patent shoferi

Story i radhës

Tayna sjell poza provokuese nga performanca e radhës, merr vëmendje me veshjen plot stil

Të fundit nga