Pioli: Fitorja ndaj Napolit ishte e merituar sepse ishte e djersitur, kemi mbajtur ritmin e Interit

Milan ka mposhtur Napolin në “San Siro” me rezultatin minimal 1-0, duke konfirmuar sërish një formë të shkëlqyer në Serie A. Pas përfundimit të ndeshjes të dielën mbrëma, ka qenë trajneri i Milanit i cili ka komentuar mbi këtë fitore.

“Nuk e di nëse kemi bërë më të mirë, por në këtë muaj e gjysmë ne kemi bërë shumë mirë dhe pothuajse kemi mbajtur ritmin e Interit. Do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha. Tani po vjen edhe Europa League dhe energjia do të shpenzohet më shumë, por ne duam të bëjmë mirë në të dyja garat.

Ne do të rishikojmë episodet sepse kishim mundësi për të dyfishuar rezultatin, por është mirë të fitosh një ndeshje si kjo kundër një ekipi që ka cilësi të shkëlqyera. Luftuam si ekip dhe ne donim ta fitonim këtë ndeshje.

Kjo ishte një fitore e merituar pasi ne djersitëm shumë, përballuam edhe rrezikun e Napolit”, u shpreh Pioli.

Story i mëparshëm

A janë marrëdhëniet intime dhurata më e mirë për Shën Valentin?

Story i radhës

“100 përplasje luftarake” përgjatë vijës së frontit të Ukrainës në vetëm një ditë – publikohen detajet

Të fundit nga