pingpongu me probleme te medha kerkohet shkarkimi i kryetarit te fppk se 69a76ac302b85

Pingpongu me probleme të mëdha, kërkohet shkarkimi i kryetarit të FPPK-së

March 4, 2026
min lexim

Pingpongu ka vazhduar me probleme të mëdha.

Ka dështuar edhe kuvendi tjetër i punës, mungesë koorumi.

Nehat Çitaku, ish kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës, sipas tij, me 19 klube kërkon shkarkimin e kryetarit aktual të federatës, Jeton Uruqit. 

Çfarë thonë në kumtesën e tyre?

“Pas publikimit të informatës në media lidhur me mbledhjen më 01.03.2026 të Kuvendit të Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK), e cila nuk pasqyron në mënyrë të saktë zhvillimet reale të kësaj mbledhjeje, ndjej obligim që në emër të 19 klubeve anëtare të Federatës të sqaroj opinionin sportiv dhe komunitetin e pingpongut lidhur me ngjarjet e ndodhura.

Mbledhja e djeshme e Kuvendit ishte vazhdim i mbledhjes së ndërprerë të datës 22.02.2026, e cila ishte ndërprerë pasi shumica e delegatëve e kishin lëshuar mbledhjen të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të kërkesave të tyre nga udhëheqësi i mbledhjes (16 nga 31 delegatë të pranishëm), duke bërë që Kuvendi të mbetet pa kuorum.

Fatkeqësisht, edhe mbledhja e sotme përfundoi në të njëjtën mënyrë. Kjo ndodhi për shkak të mënyrës së papërshtatshme të drejtimit të mbledhjes nga kryesuesi Jeton Oruqi, i cili vazhdoi të refuzoi të marrë parasysh kërkesat legjitime të një numri të madh delegatësh që në rendin e ditës të përfshiheshin raporte dhe dokumente shtesë me rëndësi për transparencën dhe funksionimin demokratik të Federatës.

Për shkak të këtij refuzimi dhe pas një debati të gjatë, 15 delegatë nga 30 të pranishëm u detyruan të lëshojnë mbledhjen, duke bërë që Kuvendi të mbetet sërish pa kuorum dhe të ndërpritet.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm dhe dëshmitar edhe përfaqësues institucional në cilësin e monitoruesve, Afërdita Fazlija nga DS, Fidan Shatri nga MKRS dhe Teuta Beselica nga KOK.

Pretendimi i publikuar në media se ish-kryetari Nehat Çitaku ka mobilizuar një grup të caktuar delegatësh është i pasaktë dhe tendencioz. Realiteti është se pakënaqësia ndaj mënyrës së udhëheqjes së Federatës gjatë vitit 2025 është shumë më e gjerë dhe përfshin shumicën e klubeve të Federatës, në përbërjen e të cilave bëjnë pjesë edhe shumica e sportistëve më të mirë të pingpongut në Kosovë. Përkundrazi, kryetari aktual, për interesa personale, duke shpresuar ne ndryshimin e statutit te FPPK-se për të vazhduar me keqmenaxhimin e Federatës.

Viti 2025 në Federatë është karakterizuar nga mungesë e theksuar transparence dhe informimi ndaj klubeve. Vendimet e Bordit shpesh nuk janë komunikuar qartë me anëtarët e Federatës, ndërsa raportet për çështje të rëndësishme – përfshirë raportin e detajuar për organizimin e dy garave ndërkombëtare ËTT në vitin 2025 – nuk janë prezantuar në mënyrë transparente para klubeve.

Shqetësime serioze ekzistojnë edhe në fusha të tjera të funksionimit të Federatës, përfshirë:

– Funksionimin e Bordit te FPPK-së
– Funksionimin e Komitetit të Gjyqtarëve dhe Komitetit të Trajnerëve

– Rezultatet më të dobëta të Kosovës ndonjehere në garat Ballkanike për pothuajse të gjitha grupmoshat
– Rritjen enorme të shpenzimeve për paga dhe mëditje, të cilat sipas të dhënave janë trefishuar.

Po ashtu është i pasaktë pretendimi se Federata ka trashëguar borxhe nga qeverisja e mëparshme. E vërteta është se në vitin 2024 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kishte obligime financiare të papaguara ndaj Federatës për projektin e organizimit të WTT 2024, ndërsa këto mjete janë realizuar gjatë vitit 2025 dhe nuk përbëjnë borxh të trashëguar nga drejtimi i mëparshëm.

Nga qeverisja paraprake, drejtimi aktual i Federatës ka trashëguar gjithashtu një sërë projektesh dhe asetesh shumë të rëndësishme për zhvillimin e pingpongut në Kosovë, ndër të cilat:

– kontratën 5-vjeçare ndërmjet FPPK dhe WTT për organizimin e garave ndërkombëtare WTT Youth Contender Prishtina 2024–2028 dhe WTT Feeder Prishtina 2024–2028
– pajisje profesionale për organizimin e garave ndërkombëtare, përfshirë 800 m² dysheme profesionale Teraflex, 24 tavolina profesionale STAG Roma 2024,si dhe pajisje të tjera të domosdoshme për zhvillimin e aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare.

Duhet theksuar gjithashtu se në kohën kur është nënshkruar kontrata për organizimin e garave WTT, disa nga ata që sot e paraqesin këtë projekt si sukses dhe e “kanë gojën plotë WTT”, kanë qenë kundër realizimit të saj. 

Për shkak të pakënaqësisë së thellë me mënyrën e qeverisjes së Federatës, e cila është në këtë përbërje që nga fillimi i shkurtit 2025, 19 klube anëtare të Federatës së Pingpongut të Kosovës kanë dorëzuar dje tek Sekretari i Federatës kërkesën për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm konforme Statutit te FPPK-se me të vetmen pikë të rendit të ditës:

Shkarkimi i Kryetarit dhe i organeve ekzekutive të Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Prandaj është e rëndësishme që opinioni sportiv të informohet drejt dhe objektivisht për zhvillimet në Federatë, pasi çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë si një konflikt personal është e pavërtetë dhe nuk i shërben interesit të zhvillimit të pingpongut në Kosovë”, reagojnë Nehat Çitaku, delegat i KPP Shkolla – Prishtinë, Përfaqësues i 19 klubeve anëtare të FPPK-së, MTTU Unionit Mesdhetar te Pingpongut – Vice President, BTTU Unioni Ballkanik i Pingpongut – Vice President.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hygerta e zhgenjyer nga arditi duhet ta meritoje te quhet shok 69a7644cc3a7b
Lajmi i mëparshëm

Hygerta e zhgënjyer nga Arditi: Duhet ta meritojë të quhet shok

pilotin amerikan te rrezuar ne kuvajt banoret lokale e ngaterrojne me iranianin 69a76b9316e21
Lajmi i radhës

Pilotin amerikan të rrëzuar në Kuvajt, banorët lokalë e ngatërrojnë me iranianin

Të fundit nga

ShkoLartë