pingpong blendi hajdari dhe lena osmani kampione te rinj ne kategorine individuale 67e8503f3b8cb

Pingpong, Blendi Hajdari dhe Lena Osmani kampionë të rinj në kategorinë individuale

March 29, 2025
1 minut lexim

Sot në Ferizaj është mbajtur Kampionati individual për grup-moshën U21, ku garat u zhvilluan në kategoritë individuale femra dhe meshkuj, si dhe çifte për femra dhe për meshkuj.

Blendi Hajdari dhe Lena Osmani janë kampionët e rinj në kategorinë kryesore, atë individuale.

Hajdari duke qenë favoriti kryesor, vinte nga pozita e parë në renditjen e përgjithshme arriti ta përballojë konkurrencën e fortë dhe me meritë doli triumfues, duke e mundur së pari Akil Mahmutin 3:1 në gjysmëfinale për ta fituar edhe finalen ndaj Adriatik Malokut 3:0.

Në rivale të forta hasi Shega Hashani, po ashtu e para në renditjen e përgjithshme, e cila pasi e kaloi Anesa Domanikun 3:0 në gjysmëfinale, në finale u përball me Lenë Osmanin, e cila në një ndeshje sfiduese paraprakisht mposhti Leoresa Imerin me 3:2 në sete, për të fituar edhe ndaj Shega Hashanit 3:1 dhe me meritë u shpall kampione e re për 2025.

Në ndeshjet e çifteve, Adriatik Maloku dhe Enes Domaniku mposhtën çiftin Akil Mahmuti e Ron Kolloni me rezultat 3:1. Kampionët e rinj, duelin më të vështirë e patën në gjysmëfinale ku me rezultat të ngushtë 3:2 mposhtën çiftin Arti Karabaxhaku e Blend Hajdarin. Të njëjtin test e kaluan edhe finalistët Mahmuti/Kolloni në duel me Ibrahim Maloku/Ylber Beka – 3:2.

Te çiftet e femrave, Shega Hashani dhe Leoresa Imeri bindshëm fituan të gjitha ndeshjet dhe me meritë u shpallën kampione të reja. Ndërkaq çifti Jona Hashani/Taibe Ruli, arritën që ta befasojnë çiftin Domaniku/Osmani 3:2, por në finale mbetën në vendin e dytë.

Fituesit u nderuan me mirënjohje e medalje, kurse kampionët edhe me kupa. Fundjavën e ardhshme, të shtunën do të nisë kampionati ekipor për Superligën e meshkujve dhe femrave, ndërsa të dielën mbahet kampionati individual për grup-moshën 17-vjeçare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

qeveria nuk e ka kundershtuar rritjen e cmimit te rrymes 67e84c84c52dc
Story i mëparshëm

Qeveria nuk e ka kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës

cfare ndodh me miliona refugjate ukrainas ne evrope nese arrihet paqja ne vendlindje 67e853c872e0d
Story i radhës

Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje?

Të fundit nga

ShkoLartë