Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbi jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

June 30, 2024
1 minut lexim

Katër peshkatarë nga Shri Lanka kanë humbur jetën dhe dy tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi e pinë një lëng të paidentifikuar që gjendej në shihet që i gjetën në det.

Peshkatarët ishin nisur për peshkim kur gjetën shishet rreth 320 milje nga Tangalle, një qytet në jug të brigjeve të ishullit.

Marina e Shri Lankës ka njoftuar se peshkatarët kishin pirë nga shishet që i kishin gjetur në ujë, që dyshohet se përmbanin alkool.

Susantha Kahawatte nga shoqata e peshkatarëve në Shri Lankë, ka njoftuar se marina po tenton të rikthej trupat e pajetë në qytet.

Incidenti ka nxitur protesta  në qytetin rreth 193 kilometra nga kryeqyteti – duke kërkuar që peshkatarët që gjenden në atë pjesë të rikthehen në shtëpi dhe të mos kenë fatin e njëjtë si të këtyre burrave. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Naomi Campbell: Momenti më krenar i jetës sime ishte kur u bëra nënë

Story i radhës

Tahiri thotë se “Krejt dhe Drejt” është dështimi më i madh në historinë e Kosovës

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë