Sezoni 2022 në MotoGP uli siparin, me italianin Francesco Bagnaia që u shpall për herë të parë kampion bote për pilotë. Megjithatë, piloti i Ducati nuk është më i paguari në kategorinë MotoGP.
Në krye të listës është spanjolli i Honda, Marc Marquez, me 14 milionë euro, i cili pasohet nga patrioti i tij Maverick Vinales (Aprilia).
Në vendin e tretë është francezi i Yamaha, Fabio Quartararo.
Bagnaia me Ducati renditet në venbdin e pestë, me 4.3 milionë euro në sezon, pas spanjollit Joan Mir, dikur kampion me Suzuki. Pilotët që paguhen më pak në MotoGP janë Ral Fernandez e Remy Gardner, me nga 250 mijë euro/sezon.
Pilotët më të paguar (2022)
1-Marc Marquez, 14 mln euro
2-Maverick Vinales (Aprilia), 10 mln euro
3-Fabio Quartararo (Yamaha), 6 mln euro
4-Joan Mir (Suzuki), 6 mln euro
5-Francesco Bagnaia (Ducati), 4.3 mln euro