Piktura e vizatuar në një fabrikë të riciklimit në Holandë, u zgjodh “murali më i mirë” i vitit 2022

Piktura e vizatuar në një fabrikë të riciklimit në qytetin Tilburg të Holandës, u zgjodh “murali më i mirë” i vitit 2022.

Në votimin e bërë për muralet në 1.184 qytete në mbarë botën nga “Street Art Cities”, murali “Trashure” i vizatuar në murin e një fabrike të riciklimit në Tilburg, u zgjodh “murali më i mirë” i vitit 2022.

Artisti 34-vjeçar Kaspar van Leek, murali i të cilit u zgjodh më i mirë, në deklaratë për Anadolu tregoi procesin e zhvillimit të veprës “Trashure” dhe si e ka vizatuar në mur.

Ai tregoi se kompania e riciklimit ka kërkuar nga ai që të vizatojë një mural me temë riciklim në murin e fabrikës. “Ne vizatuam një grua me rroba të bëra nga materiale të ricikluara për të përcjellë mesazhin se të gjitha llojet e mbetjeve mund të riciklohen”, tha ai.

“Para se ta vizatojmë veprën ekzaminuam mbetjet”

“Para se ta vizatojmë veprën ekzaminuam mbetjet. Vizatuam një grua që vesh rroba të bëra nga letra të ricikluar dhe qese plastike. Kështu që dëshirojmë t’i bëjmë njerëzit të mendojnë se asgjë nuk duhet të jetë pleh”, shtoi van Leek.

Ai ka shpjeguar se emri i veprës “Trashure” vjen nga kombinimi i fjalë në gjuhën angleze “trash” që nënkupton pleh dhe “treasure” që nënkupton thesar. “Nëse mendoni në mënyrë krijuese, mund t’i përdorni mbeturinat për shumë qëllime të ndryshme”, theksoi ai.

Ai e cilësoi si surprizë që vepra e tij të zgjidhet më i miri në mesin e shumë muraleve në mbi 1.000 qytete, ndërsa sipas tij shkaku i kësaj është se në vete ngërthen çështjet “riciklim” dhe “rinovueshmëri”.

Van Leek tregon se për shkak të intervistave që u kanë dhënë mediave nuk kanë mundur të punojnë gjatë tërë javës.





Story i mëparshëm

Mashtrime me viza për punë në Gjermani, arrestohen dy gra në Gostivar

Story i radhës

227 gjoba në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësisë

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez