7
Shkup, 19 prill – Në pikat kufitare me Greqinë dhe Serbinë, edhe sot ka një numër të shtuar të udhëtarëve që largohen nga vendi.
Në Tabanovc në drejtim të Serbisë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është 20 deri në 30 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare Dojran dhe Bogorodicë drejt Greqisë deri në 15 minuta, njofton Lidha Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacioneve të mëngjesit të LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar.
BURIMI: zhurnal.mk