Pika kufitare Dheu i Bardhë më e ngarkuara

December 29, 2022
1 minut lexim

Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet edhe sot më e ngarkuara, ku koha për të hyrë është rreth 10-20 minuta dhe për të dal 5-10 minuta.

Kjo pikë kufitare po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët të martën vendosën barrikada në anën e Serbisë, shkruan KosovaPress duke u mbështetur në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. 

Përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. 

Kujtojmë se që nga 10 dhjetori, serbët lokalë të ndihmuar nga grupet ekstremiste me mbështetjen e Beogradit kanë vendosur disa barrikada në veri të Kosovës.

Vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq të mërkurën është paralajmëruar se këto të fundit do të largohen. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ishte me kapuç, erdhi në këmbë”- Ekzekutimi i biznesmenit në lokal, ç’deklaruan dëshmitarët okularë! Detaje nga dosja

Story i radhës

Lavrov kundërshton ‘formulën e paqes’ së propozuar nga Zelensky: Nuk janë gati për bisedime

Të fundit nga

ShkoLartë