Kjo aspiratë primordiale për një pamje rinore, të lëmuar dhe sa më të shëndetshme mund të prishet mjaft nga zgjedhja e pijeve.
Kremrat kundër plakjes dhe trikat e tjerë kundër plakjes mund të ndihmojnë, por ka një gjë që vërtet duhet të shmangni nëse nuk doni të përshpejtoni procesin e plakjes dhe shfaqjen e rrudhave të reja dhe të zhbëni përpjekjet që bëni për t’u dukur rinore.
Hulumtimet tregojnë se ekziston një pije që ju bën të plakeni shumë më shpejt dhe nëse e hiqni dorë, mund të ndihmojë në ndalimin e plakjes së parakohshme, shkruan Eat This.
Rezulton se kur bëhet fjalë për plakjen, nuk ka pije më të keqe se pijet e gazuara me sheqer.
Ata që i pinë rregullisht kanë një rrezik më të lartë të shtimit të peshës dhe disa sëmundjeve, dhe hulumtimet tregojnë se mund të ndikojë edhe në organizëm në nivel qelizor. E gjithë kjo kontribuon në plakjen e pashëndetshme dhe më të shpejtë.
“Konsumimi i rregullt i pijeve të gazuara me sheqer mund t’ju vërë në rrezik për sëmundje të ndryshme si obeziteti, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe më shumë. Dhe duke qenë se rreziku i këtyre sëmundjeve rritet automatikisht me kalimin e moshës, sheqeri i tepërt sigurisht që nuk ndihmon”, thotë mjekja Amy Goodson.
Ndikon keq edhe në stomak
Gjithashtu, një studim i vitit 2021 tregoi se konsumimi i lëngjeve të ëmbla të gazuara lidhet me ndryshimet në bakteret e zorrëve dhe mikroflora e zorrëve, inflamacionin dhe stresin oksidues, të cilat të gjitha lidhen me plakjen e parakohshme. Autorët e atij studimi kishin një rekomandim të thjeshtë – zëvendësoni këto pije me zgjedhje më të shëndetshme sa herë që mundeni dhe trupi juaj do t’ju falënderojë.