piastri fiton dhe kryeson boterorin plas te ferrari 6817e23492df6

Piastri fiton dhe kryeson botërorin, “plas” te Ferrari

May 4, 2025
1 minut lexim

Oscar Piastri me McLaren fitoi garën e Cmimit të Madh të Majemi në Formula 1, suksesi i katërt sezonal për pilotin australian në 6 gara. Një sukses që konsolidon pozitat e tij në krye të renditjes botërore.

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, britaniku Lando Norris, ndërkohë që në podium (i treti) u ngjit edhe George Russell me Mercedes. Dy pilotët e McLaren bënë një garë më vete, duke komanduar pa shumë probleme.

Një garë me emocione deri në mesin e saj, teksa u aplikua tri herë edhe “makina virtuale e sigurisë” për disa tërheqje.

Ndërsa gjysma e dytë e garës ishte më e “fjetur”, ku dëgjoheshin vetëm dy pilotët e Ferrari, të pakënaqur me njëri-tjetrin.

Në vendin e katërt doli Max Verstappen me Red Bull, që la pas Alexander Albon me Williams (i pesti). Në vendin e gjashtë doli Kimi Antonelli me Mercedes e pas tij dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc e Lewis Hamilton (vendet 7-8).

Dy pilotët e “kokëkuqes” ia lanë dy herë vendin njëri-tjetrit, por kjo strategji nuk dha rezultat. Përkundrazi, krijoi mjaft polemika mes tyre dhe bokseve. Në zonën e pikëve edhe Carlos Sainz me Williams (i nënti) dhe Yuki Tsunoda me Red Bull (i dhjeti).

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

starlink tani eshte ne dispozicion edhe ne kongo 6817deb4e2567
Story i mëparshëm

Starlink tani është në dispozicion edhe në Kongo

ekzistojne vetem pese vetura te tilla ne bote kjo eshte ne shitje 6817e35e71195
Story i radhës

Ekzistojnë vetëm pesë vetura të tilla në botë, kjo është në shitje

Të fundit nga

ShkoLartë