piastri dhe norris jane gati per betejen 6895fe09d83c5

Piastri dhe Norris janë gati për betejën

August 8, 2025
1 minut lexim

Respektivisht në vendin e parë dhe të dytë në renditje, me Oskar Piastrin që ka 9 pikë më shumë se Lando Norris, pilotët e MekLarenit janë të destinuar të luftojnë deri në fund për titullin botëror 2025 të Formulës 1.

Shefi i skuadrës, Zak Braun, duket i bindur se të dy do të sillen “në mënyrë të ndershme” në këtë duel.

Në një intervistë të publikuar nga “BBC”, ndërsa skuadrat po marrin pjesë në dy ditë testime në Hungaroring të organizuara nga Pirelli për zhvillimin e gomave për vitin 2026, Braun u shpreh: “Ata nuk do të zihen seriozisht, falë besimit dhe respektit që kemi të gjithë për njëri-tjetrin dhe që kanë edhe mes tyre. Mezi pres t’i shoh përballë njëri-tjetrit në luftë për titull”.

Piastri ka fituar gjashtë gara kundrejt pesë fitoreve të Norrisit këtë sezon, duke i dhënë Mek Larenit 11 fitore në 14 gara të zhvilluara gjithsej në kampionat.

Tashmë kanë mbetur edhe 10 gara të tjera, që do të nisin me Çmimin e Madh të Holandës më 31 gusht.

“Nëse që nga ajo kohë lind ndonjë përplasje, do ta trajtojmë menjëherë dhe do ta shuajmë në fillim – tha më tej Braun – por deri tani nuk kemi parë asgjë të tillë. U kam bërë tashmë nga një pyetje të dyve, veçmas, në momentet e duhura: A ju ka bërë ndonjëherë shoku i skuadrës diçka që ju ka bezdisur? ‘Kurrë’, kanë thënë të dy”, deklaroi Braun.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sindikata e sutkoz e bllokoi bulevardin ilindenska per shkak te pagave te papaguara ne florakom dhe luna 6895f4321e66d
Lajmi i mëparshëm

Sindikata e SUTKOZ e bllokoi bulevardin “Ilindenska” për shkak të pagave të papaguara në “Florakom” dhe “Luna”

osmani takon dredhza brainen kosova me vajzat tona ne majat e botes edhe ne siguri kibernetike 6895fe0d460c6
Lajmi i radhës

Osmani takon Dredhza Brainën: Kosova me vajzat tona në majat e botës edhe në siguri kibernetike

Të fundit nga

ShkoLartë