osmani takon dredhza brainen kosova me vajzat tona ne majat e botes edhe ne siguri kibernetike 6895fe0d460c6

Osmani takon Dredhza Brainën: Kosova me vajzat tona në majat e botës edhe në siguri kibernetike

August 8, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Dredhza Brainën, fituese e vendit të parë në botë në garën Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë Barrier Breaker.

Presidentja Osmani e uroi Dredhzën për suksesin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se arritje të tilla e vendosin Kosovën në majat e botës edhe në fushën e sigurisë kibernetike.

Gjatë takimit, Presidentja përmendi edhe suksesin e Luanda Domit, fituese e çmimit Cybersecurity Woman of the Year 2025 në kategorinë Supporter, të ndarë në Las Vegas, duke vlerësuar se këto dy gra të jashtëzakonshme kanë thyer barriera, kanë ngritur flamurin e Kosovës dhe kanë dëshmuar se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij.

“Dy vajza të jashtëzakonshme që thyen barriera, ngritën flamurin e Kosovës në majë dhe dëshmuan se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij. Ju jeni frymëzim për gjithë rininë e Kosovës,” u shpreh Osmani.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

piastri dhe norris jane gati per betejen 6895fe09d83c5
Lajmi i mëparshëm

Piastri dhe Norris janë gati për betejën

40 vjecari rremben dhe abuzon dy adoleshentet i pikasi kur po hynin ne apartament dhe i kercenoi me kacavide 6895ff357284d
Lajmi i radhës

40-vjeçari rrëmben dhe abuzon dy adoleshentet/ I pikasi kur po hynin në apartament dhe i kërcënoi me kaçavidë

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë