Ndeshja e fundit e këtij rrethi ndërmjet Phoenixit dhe Ballkanit, zhvillohet të enjten në Istog, në stadiumin “Demush Mavraj”, në orën 12:00.
Ballkani kërkon kualifikimin dhe Phoniex befasinë.
Skuadra e Lirisë është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, pasi ka arritur ta mposhtë Dritën, me rezultat 2:1, duke e shkaktuar befasinë më të madhe të këtij rrethi të garave.
Prizrenasit fituan si mysafirë, me golat e Tijuezas (3’) dhe Ardit Topallajt (89-të), derisa golin e vetëm për Dritën e shënoi Marko Simonovski.