phillips prezantohet te west ham 65b3947954bd5

Phillips prezantohet te West Ham

January 26, 2024
1 minut lexim

Kalvin Phillips bëhet me skuadër të re.

Mëngjesin e sotëm, West Ham njoftoi se ka arritur të marrë shërbimet e mesfushorit 28-vjeçar, i cili do të luajë me londinezët deri në fund të sezonit aktual.

Lojtari largohet nga Manchester City drejt West Ham me formulën e huazimit të thjeshtë, pra pa asnjë detyrim blerjeje përfundimtare. Phillips, që nuk po gjente hapësira te skuadra e Guardiolës, kërkohej edhe nga disa klube të tjera, por zgjodhi që të qëndrojë në Premier Ligë.

“West Ham United është i kënaqur të konfirmojë afrimin e mesfushorit anglez Kalvin Phillips në huazim deri në fund të sezonit 2023/24. 28-vjeçari  vjen nga Manchester City dhe mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e së enjtes në Premier League me AFC Bournemouth”, shkruhet në njoftimin e klubit.

MARKETING

RENT A CAR

rita ora shkelqen me dukjen elegante dhe performancen e saj ne javen e modes ne paris 65b39132ded7c
Story i mëparshëm

Rita Ora shkëlqen me dukjen elegante dhe performancën e saj në Javën e Modës në Paris

rrezimi misterioz i aeroplanit rus vetem pese trupa u dorezuan ne morg 65b394f433c94
Story i radhës

Rrëzimi misterioz i aeroplanit rus – vetëm pesë trupa u dorëzuan në morg

Të fundit nga

ShkoLartë