Pezullohet presidenti i klubit italian

May 30, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Leços, Paolo Leonardo Di Nuno është bërë protagonist këtë javë duke hyrë në fushë për të protestuar ndaj vendimeve të arbitrit.

Për shkak të problemeve fizike, presidenti ka hyrë në fushë me një motoçikletë të vogël, duke shkaktuar edhe të qeshura te tifozët.

Por, ky “pushtim” i fushës i ka kushtuar shumë presidentit, i cili tashmë është dënuar me 3 muaj përjashtim nga stadiumi, ose më saktë deri në datën 14 gusht. Në vendimin e dhënë nga zyra federale, janë edhe 3 arsyet që kanë çuar në përjashtim.

“Për faktin se në minutën e 43-të të pjesës së dytë, u soll me mos respekt ndaj gjyqtarit kur ai hyri në fushën e lojës, tundi shkopin në ajër dhe drejtoi fraza mosrespektimi ndaj tij.

Sepse në fund të ndeshjes priti arbitrin para derës së zhveshjes dhe përsëriti këtë sjellje, duke shqiptuar fraza mos respektuese ndaj tij dhe duke iu afruar, duke e kapur me dorën e tij të majtë në parakrah pa shkaktuar dhimbje

Se në fund të ndeshjes, në korridorin përballë dhomave të zhveshjes, ka goditur me shpullë në gjoks futbollistin e Pordenone, Pirelo Roberto, por pa pasoja”, shkruhet në vendimin që dënon presidentin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cili mund të jetë dënimi që do ta marrë Gjokoviq për mesazhin politik për situatën në Kosovë?

Story i radhës

Dua Lipa me foto të nxehtë nga shtrati, kap gjoksin me dorë

Të fundit nga

ShkoLartë