Pezullohet kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës, dekonspiroi hetimin ndaj DPSHTRR

1 minut lexim

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës, Rajana Jata, është pezulluar nga detyra për shkak se akuzohet për dekonspirim hetimesh.

Mësohet se Jata akuzohet se ka dekonspiruar dhe shpërdoruar detyrën duke vënë në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Kryesekretarja në Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se ka pasur një komunikatë me anë të telefonit me një person nga DPSHTRR, duke i thënë se ka nisur një hetim. Fillimisht mësohet se hetimi ka nisur nga SPAK, por më pas është kaluar në Prokurorinë e Tiranës, pikërisht në këtë moment hetimi ka rënë “në vesh” të kryesekretares e cila ka dekonspiruar hetimet.

Përfshirja e Rajana Jatës në këtë dekonspirim është faktuar nga tabulatet telefonike. Tashmë ndaj saj është regjistruar procedimi penal.

Emri i Rajana Jatës, 29 vjeçe, ishte një vit më parë, mes 210 kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për “hetues”, apo siç njihet në zhargonin popullor si “FBI-ja shqiptare”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti: Situata në veri mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur

Story i radhës

Bie niveli i ujit në Liqenin Akumulues të Mitrovicës

Të fundit nga