pezullimi i tenderit per sheshin xhorxh bush komuna e prishtines sqaron arsyen 66e2ea2f604ca

Pezullimi i tenderit për Sheshin “Xhorxh Bush”, Komuna e Prishtinës sqaron arsyen

September 12, 2024
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka dalë me një reagim lidhur me pezullimin e tenderit për Sheshin “Xhorxh Bush”.

Në reagimin e Komunës sqarohet se pezullimi i aktivitetit të prokurorimit është bërë si rezultat i ankesës nga një kompani në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Dorëzimi i kësaj ankese në OSHP nga operatori ekonomik NUK NËNKUPTON SHKELJE PROCEDURALE E LIGJORE, E AS NDALIM TË AKTIVITETIT TË PROKURIMIT, POR ËSHTË MASË AUTOMATIKE E PARAPARË ME LIGJ pavarësisht nëse ankesa është e bazuar apo jo. Pra, çdo herë kur një operator ekonomik parashtron ankesë në OSHP, aktiviteti i prokurimit pezullohet në mënyrë automatike. Kjo është paraparë me nenin 112, paragrafi 1, i Ligjit për Prokurim Publik”, thuhet në reagim.

Komuna ka thënë se të gjitha deklaratat për shkelje ligjore në këtë aktivitet janë të pasakta dhe tendencioze.

“Kryeqyteti i siguron qytetarët se ka zbatuar me përpikmëri legjislacionin në fuqi për këtë aktivitet si edhe për çdo aktivitet tjetër”, thuhet tutje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

u d drejtori i ansamblit shqiptar shkelqim jahi do te shpalle konkurs per ripunesimin e 33 artisteve per te cilet nuk ishte kryer riauditimi 66e2e5422ca8e
Story i mëparshëm

U.d. drejtori i Ansamblit shqiptar, Shkëlqim Jahi do të shpallë konkurs për ripunësimin e 33 artistëve për të cilët nuk ishte kryer riauditimi

rikthehet portieri gjokaj 66e2ec47a5ed6
Story i radhës

Rikthehet portieri Gjokaj 

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë