Petrovska zbulon armët e dërguara në Ukrainë

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në emisionin e mbrëmshme Clik Plus në Tv 21, tha se gjatë ditës së djeshme është bërë deklasifikimi i pjesshëm i vendimeve për dhurimin e ndihmave dhe pajisjeve ushtarake për Ukrainën.

Deklasifikimi i referohet llojit të pajisjeve të dhuruara nga gjashtë vendime për dhurimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Dhurimet përbëhen nga armë dhe municione këmbësorie, pajisje artilerie, tanke, të cilat tashmë i kemi konfirmuar një herë, avionë Sukhoi, mjete dhe pajisje për kryerjen e luftimeve kundër armaturës, pajisje të mbrojtjes kundërajrore, pajisje dhe municione të aviacionin ushtarak, si dhe materiale indetante”, tha Petrovska.

Ministrja theksoi se bëhet fjalë për pajisje të prodhimit lindor dhe se nuk ka qenë pjesë e formimit të Ushtrisë.

“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se nuk është pjesë e formacionit të Ushtrisë, pra nuk kontribuon në garantimin e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë sonë. Domethënë, dhurimi i të gjitha pajisjeve të dhuruara më parë, përfshirë atë që kemi dhuruar sot, nuk e cenon gatishmërinë luftarake të ushtrisë sonë”, tha ajo.

Story i mëparshëm

Protestë e shqiptarëve në SHBA, Gjonlekaj: Plani evropian nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës

Story i radhës

Ekspertët thonë se sulmet ndaj lirisë së fjalës po rriten në të gjithë SHBA-të

Të fundit nga