Petrovska shprehet e bindur: Ligji për “branitellat” do të miratohet

October 3, 2024
1 minut lexim

Shkup, 3 tetor – Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska thotë se nuk do të heq dorë nga ligji për “branitellat”. Ajo në një intervistë për Alsat u shpreh e bindur se ky ligj do të kalojë. Petrovska si propozuese, thotë se në këtë ligj, nuk mund të përfshihen pjesëtarët e UÇK-së, pasi ligji është ekskluzivisht për të drejtat e forcave të sigurisë së shtetit.

“Sepse ky ligj vetë me vete e tregon përmbajtjen, I përfshin të drejtat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Ky ligj nuk është vetëm për konfliktin e vitit 2001, Nuk bëhet fjalë për të drejtë të re, unë tani nuk thumboj diçka të re. Ligji është sjellë në vitin 2002, unë I përfshij vetëm ato kategori që nuk ishin të përfshira…Ja unë do të them, nëse shkojmë me tezë të tillë, se ky ligj do të sillet, gjegjësisht të drejtat që janë paraparë do të realizohen”, tha ajo.

Petrovska i fton deputetët shqiptarë që nëse dëshirojnë të gjejnë zgjidhje për çështjen e pjesëtarëve të UÇK-së, këtë ta bëjnë në formë të propozim ligjit.

“Këtë çështje le ta propozojnë në formë të propozim ligjit. Të gjithë këto vite ky ligj vetëm rri pezull, flas për pjesëtarët e UÇK-së…Unë thash te ligji për pjesëtarët e forcave të sigurisë, jo, por ligj ku duhet të shohim përfshirjen, pasi për dallim të forcave të sigurisë, ku ka evidencë të caktuar, dihen, kanë qenë pjesëtar, të punësuar dhe kështu me radhë. Për këtë kategori të qytetarëve që në vitin 2001 ishin pjesë të konfliktit të armatosur dhe realisht luftuan kundër pjesëtarëve të forcave të sigurisë, duhet të shohim çfarë evidenca kemi”, tha Sllavjanka Petrovska, Deputete e LSDM-së.

Ligji për branitellat ka mbetur i bllokuar në Kuvend, pasi kryetarja e komisionit amë, Ilire Dauti, refuzoi ta vendos në rend dite pa përfshirjen e pjesëtarëve të UÇK-së. Dauti thotë se ky propozim-ligj nuk mund të futet më në rend dite, pasi I kanë kaluar të gjitha afatet.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përralla e The New Saints, sfidojnë Fiorentinën

Story i radhës

Mickoski: BDI po mësohet të veprojë si opozitë!

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë