Petrovska: Po përgatitet vendimi i katërt për ndihmë për Ukrainën

October 26, 2022
min lexim

Nga aspekti i kapaciteteve dhe madhësisë tonë, ne i përkasim grupit të vendeve që më së shumti i kanë ndihmuar Ukrainës në mbrojtjen e saj të drejtë nga agresioni. E bëmë këtë sepse besojmë në parimet e së drejtës ndërkombëtare që nuk lejojnë agresion ushtarak të një vendi ndaj një vendi tjetër, thotë Petrovska, njofton Portalb.mk.

Ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska njoftoi se vendimi i katërt për të ndihmuar Ukrainën është në fazë të bisedimeve.

“Ne e dënuam agresionin rus ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas i kemi dhënë mbështetje të plotë për mbrojtjen e pavarësisë së tij, që përfshinte jo vetëm ndihmë politike, por edhe ndihmë teknike konkrete dhe pajisje ushtarake. Janë miratuar tre vendime, tani jemi në proces të bisedimeve për të katërtin që do të miratohet së shpejti. Nga aspekti i kapaciteteve dhe madhësisë tonë, ne i përkasim grupit të vendeve që më së shumti i kanë ndihmuar Ukrainës në mbrojtjen e saj të drejtë nga agresioni. E bëmë këtë sepse besojmë në parimet e së drejtës ndërkombëtare që nuk lejojnë agresion ushtarak të një vendi ndaj një vendi tjetër”, tha Petrovska në Konferencën rajonale „Lufta në Ukrainë dhe ndikimet e aktorëve të huaj – sfidat e sigurisë për Evropën dhe rajonin” të organizuar nga Fakulteti i Filozofisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Maqedonia e Veriut e cila është anëtare e NATO-s, theksoi ajo, me vepra tregoi se ka një dedikim të thellë për të ndihmuar dhe për ta mbështetur Ukrainën, jo që kjo luftë të zgjasë, por që Ukraina e pavarur dhe sovrane të mund të mbrohet nga agresioni që bëhet ndaj saj.

Petrovska përmendi edhe sfidat e shumta me të cilat përballemi sot, sidomos atë energjetike që prek të gjitha aspektet e jetës. Kur energjensët bëhen armë që synojnë të ndalojnë mbështetjen për Ukrainën, theksoi ajo, ne duhet të jemi edhe më të fortë dhe të punojmë më shumë për ta zvogëluar varësinë nga ky kërcënim në të ardhmen.

“Varshmëria energjetike mbetet sfidë qenësore për numrin më të madh të shteteve. Pasojat nga rritja e çmimit të energjensëve ndjehen në çdo aspekt të jetës tonë. Të gjithë në rajon i ndjejmë edhe pasojat e tjera të luftës në Ukrainë, që nga rritja e inflacionit, dezinformatat dhe deri tek retorikat populiste që marrin hov duke e shfrytëzuar ngecjen e dukshme të Ballkanit Perëndimor drejt eurointegrimeve”, shtoi ministrja Petrovska.

Në fjalimin e saj, Larisa Dir, Ambasadorja e Ukrainës theksoi se invazioni i plotë i Federatës Ruse në Ukrainë pati si rezultat okupim të përkohshëm të pothuajse 20 % të territorit të Ukrainës dhe humbje të pariparueshme tek popullata civile dhe personeli ushtarak, shkaktoi një krizë humanitare shumëdimensionale dhe një krizë të madhe humanitare për mbarë botën dhe e vështirësoi rikuperimin e bashkësisë globale nga pasojat e pandemisë së Kovid-19. Ajo shpalosi edhe një listë të tërë të pasojave shkatërruese të veprimeve ushtarake ruse qëllimi përfundimtar i të cilave ishte shkatërrimi i Ukrainës dhe popullit ukrainas.

“Në mbrojtje të së drejtës për jetë të ukrainasve, të ekzistencës së shtetit ukrainas, vlerave evropiane, Ukraina ka mbështetje të sigurt nga BE-ja dhe Shtetet Anëtare të NATO -s. Kjo mbështetje është shumëdimensionale, nga ajo financiare deri tek ndihma ushtarake – furnizimi me armë, trajnimi i ushtrisë. Shpresojmë që furnizimi me armë për Ukrainën të jetë i shpejtë dhe se sistemet e raketave dhe mbrojtjes ajrore do të furnizohen në sasi të mjaftueshme që të mund të shmangen viktima të tjera”, tha Dir.

Ndër të tjera ajo rikujtoi se në 30 shtator, Kievi nënshkroi kërkesë për pranim të përshpejtuar në NATO, për çka nevojitet konsensus nga të gjitha shtetet anëtare dhe se ata shpresojnë tek ndryshimet pozitive në qëndrimet e Shteteve Anëtare të Aleancës, të cilat më parë ishin skeptike në lidhje me pranimin e shtetit ukrainas në Aleancë.

“Nëse aleanca vendos masa shtesë të cilat do duhet t’i ndërmarrë Ukraina për ta përfunduar me sukses procesin e pranimit të NATO -s, Ukraina do i përmbushë që të gjitha. Do të donim të kërkonim mbështetje për këtë proces”, tha Ambasadorja Dir.

Ajo falënderoi Republikën e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e të gjitha sanksioneve, për të gjitha rezolutat në kuadër të organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ndihmën për Ukrainën, që mbështeti formatin e platformës së Krimesë dhe që është pjesëmarrëse në Samitin Parlamentar të platformës së Krimesë seanca e të cilit u mbajt dje, për sigurimin e ndihmës humanitare që nga ditët e para të luftës, si dhe për ndihmën ushtarake qenësore.

Pjesëmarrësit në konferencë janë profesorë universitarë dhe ekspertë në fushën e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, Gjermania, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ajax-Liverpool, formacionet zyrtare

Story i radhës

MASH: Fillon shtypja e librave, shpërndarja do të bëhet në nëntor

Të fundit nga

ShkoLartë