Shkup, 1 dhjetor – Përgjigjja më e mirë për realitetin e sotëm të sigurisë është ndërtimi i një rezistencë gjithëpërfshirëse shoqërore, përmes rritjes së bashkëpunimit sidomos përmes nismave rajonale dhe ndërrajonale siç është Graci – formati, theksoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka në takimin e sotëm në qytetin Krems të Austrisë , në të cilin morën pjesë ministrat e mbrojtjes së Austrisë dhe pesë vende ballkanike – Maqedonia Veriore, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.
Petrovska, siç kumtuan sot nga MM-ja, porositi se agresioni rus kundër Ukrainës, duke i përfshirë edhe sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase, paraqesin mosrespektim bazik të së drejtës ndërkombëtare dhe mosrespektim të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Maqedonia Veriore, theksoi Petrovska, që nga momenti i parë e dënoi këtë invadim dhe i dha mbështetje të plotë Ukrainës dhe popullit ukrainas në mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të saj.
“Sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës në Ukrainë tregojnë se vendet duhet të përqendrohen pikërisht në ndërtimin e rezistencës, shkëmbimit të informacioneve dhe leksioneve të mësuara si më mirë të organizohen në mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe shërbimeve thelbësore për qytetarët, por dhe ekonomitë”, potencoi Petrovska.
Ajo u përqendrua dhe në disa module për zhvillim të personelit kryesor të organizuar në këtë format, siç është Kursi rajonal për lidership strategjik dhe Kursi për menaxhment civilo-ushtarak, për të cilat, siç theksoi, janë një mundësi e shkëlqyer që përfaqësuesit e vendeve të punojnë së bashku, të shkëmbejnë ide si të përballemi me sfidat dhe si t’i zhvillojnë aftësitë e liderëve tanë të ardhshëm.
Në kontekst të rritjes së kërcënimeve, ministrja e përmendi edhe luftën me dezinformata dhe kërcënime hibride, duke informuar për realizimin e kursit të parë pilotit – për përballje me dezinformata dhe ndërtimit të rezistencës në NATO – Qendër partneriteti në Maqedoninë Veriore, Qendër Rajonale për Marrëdhënie me Opinionin.
Bashkëpunimi në formatin Grac është iniciuar nga Austria në vitin 2018, si një mënyrë për përforcim të bashkëpunimit të sigurisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, për çfarë u nënshkrua edhe një Deklaratë e përbashkët. Ky format ka për qëllim të mundësojë dialog dhe bashkëpunim më intensiv në përballje me sfidat moderne siç janë migracioni, kërcënimet hibride, pastaj pjesëmarrja në operacionet e Bashkimit Evropian, ndërtimi i kapaciteteve dhe përafrimi i rajonit ndaj Bashkimin Evropian.
Burimi: zhurnal.mk