Petritsch: Ftoj Kurtin që sa më parë të bëjë këtë hap në Kosovë

Ish-i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të bëjë një hap drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Do të ishte në interesin e Kosovës që të jetë më fleksibël në aspektin e pranimit të të drejtave të pakicave, por kjo nuk do të thotë se ato pakica do të sundojnë më pas gjithë vendin.

Komuniteti duhet të jetë shumë i dobishëm sepse paratë nga Beogradi që hyjnë në Kosovë, kur Asociacioni ekziston, do të duhet të kalojnë përmes Qeverisë në Kosovë.

Do të kishte më shumë transparencë dhe përgjegjësi. Kjo do të lehtësonte normalizimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar Petritsch.

Story i mëparshëm

Arrestohet shoferi i autobusit nga Turqia, në Maqedoni qarkullonte me mall të padeklaruar

Story i radhës

Në Maqedoni vitin e kaluar janë blerë rreth 10.000 vetura të reja! Qytetarët ende “preferojnë” veturat e përdorura

Të fundit nga