Nënkryetari dhe deputeti i PL, Petrit Vasili ka komentuar çështjen e kufirit detar që Edi Rama po negocion me palën greke. Në një intervistë televizive, Vasili është shprehur se jemi në nivelit të konsumit të tradhtisë kombëtare pasi autorizimin që të negociohet me kufirin e vendit e ka vetëm presidenti dhe në dijeninë tonë, Ilir Meta sa ishte në krye të shtetit, nuk ka dhënë asnjë vendim të tillë.
“Nuk ka asnjë të drejtë kryeministri i vendit që të merret me këtë çështje dhe ne këtu jemi në kufijtë e mashtrimit sepse të gjithë shqiptarët e dinë që presidenti Ilir Meta i dha plotfuqishmërinë për të negociuar në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili hodhi poshtë një marrëveshje e nënshkruar nga një qeveri e mëparshme dhe vendosi piketa e negocimit. Të gjitha këto janë deklarime, sepse presidenti Meta është shprehur se kurrë nuk është arritur një marrëveshje sepse pala greke nuk pranoi të njihte vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ishte një vendim i pakapërcyeshëm, dhe për çfarë negocimet mbetën pezull, por ajo që mbajmë mend ishte që me demek Rama kishte bërë një projekt marrëveshje që do të nënshkruhej në rastin e pashkëve”, tha ai. Vasili tha se edhe presidenti pohoj se nuk kishte asnjë informacion se çfarë po bënte grupi negociator. Ai tha se papritmas dëgjojmë se kryeministri paska rënë dakort të heqë dorë nga negocimi.
“Por papritmas çdo gjë ra në heshtje, dhe presidenti pohoj se nuk kishte asnjë informacion se çfarë po bënte grupi negociator, a kishte një marrëveshje, ose të informonte presidentin që nuk kemi marrëveshje dhe grupi ta humbte plotfuqishmërinë ashtu si e përcakton marrëveshje. Papritmas në dëgjojmë se kryeministri paska rënë dakort të heqë dorë nga negocimi”, nënvizoi Vasili.