Petkovi nesër pret Kovaçevskin, Çukën dhe Krivokapiqin

March 27, 2022
1 minut lexim

Me ftesë të kryeministrit bullgar Kiril Petkov nesër në Sofje do të mbahet takim i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore.

Do të marrin pjesë kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, e Rumanisë Nikollae Çuka dhe ai në largim i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. Kryeministrat pritet të shkëmbejnë mendime për pasojat e konfliktit në sferat e sigurisë, energjetikës dhe ekonomisë.

Në qendër të diskutimeve do të jenë bisedimet për rajonin nga lufta e Ukrainës. Theksi pritet të vihet në forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit të Evropës Juglindore në përballje me sfidat e përbashkëta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Nuk ka të lënduar nga djegia e autobusit në Hajvali

Story i radhës

​Golden Eagle Ylli ndalet nga Prizreni 16

Të fundit nga

ShkoLartë