Petkov: Nëse vendimi nuk kalon në Kuvend, në Bruksel do të them se nuk ka heqje të vetos

min lexim

Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov, ka thënë se nuk do të sjell vendim kokë më vete për Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht se do ta ndjek vullnetin e Kuvendit bullgar.

Siç transmetojnë mediat bullgare, Petkov ka deklaruar se kur kanë dashur ta tundojnë Bullgarinë, ia kanë përmendur çështjen e Maqedonisë.

“Sa herë që tentojnë të trondisin vendin, ngrenë hartën e Maqedonisë së Veriut, kjo na ndodh gjithmonë. Që ky koalicion të mbetet i paqëndrueshëm, flitej vazhdimisht për RMV-në dhe tradhtinë e ardhshme të Bullgarisë, 20 herë e kam përsëritur se nuk do të ketë vendim për këtë çështje pa Parlamentin bullgar, sikur të mos kisha thënë”.

Lexo po ashtu:
Propozimi francez për Maqedoninë e Veriut dërgohet në Asamblenë Popullore të Bullgarisë
Propozimi francez për Maqedoninë e Veriut dërgohet në Asamblenë Popullore të Bullgarisë
“Ajo që do të shihni në ditët në vijim do të jetë përgjigja përfundimtare për këtë pyetje. Unë si kryeministër nuk do të marr asnjë vendim nëse nuk merr dritën jeshile nga Parlamenti bullgar. Javën e ardhshme do të shkoj në Bruksel, nëse nuk kemi një vendim të parlamentit bullgar, e vetmja gjë që do të them në Bruksel është: kam premtuar që këtë vendim ta marrë Parlamenti bullgar dhe pasi nuk e mori, unë nuk do të bëj asnjë ndryshim të qëndrimit bullgar”, tha Petkov.

Ai foli edhe për propozimin francez, i cili raportohet se tashmë ka arritur në Kuvendin bullgar.

Lexo po ashtu:
Tensione në Sofje, pas shkarkimit të kryeparlamentarit dhe akuzave për mosmarrëveshje me Maqedoninë
Tensione në Sofje, pas shkarkimit të kryeparlamentarit dhe akuzave për mosmarrëveshje me Maqedoninë
“Kushtet e para me RMV-në ishin 5 +1. Me paralajmërimet për qasje të re ndaj fjalorit miqësor, ata menjëherë ranë dakord dhe u bë 4 + 1 pa kërkuar lëvizje reciproke nga Bullgaria. Gjëja e dytë që ndodhi është se në propozimin francez, megjithëse nuk e kam lexuar, ka garanci për bullgarët në RMV për antidiskriminim dhe se RMV nuk do të fillojë negociatat derisa të ndryshojë Kushtetutën dhe bullgarët të bëhen pjesë e popujve që përfaqësojnë këtë vend”, tha kryeministri bullgar./

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajm i hidhur: Vdes i riu nga Vushtrria

Story i radhës

Bernardo Silva ka një kërkesë për Cityn

Të fundit nga