petkov ka forca ne rmv dhe ne bullgari qe nuk duan te kemi fqinjesi te mire 61fc41b57babb

Petkov: Ka forca në RMV dhe në Bullgari që nuk duan të kemi fqinjësi të mirë

February 3, 2022
1 minut lexim
kiril petkov 02

“Ka forca si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Bullgari që nuk duan që ne të kemi fqinjësi të mirë dhe stabilitet në Ballkan”, tha sot pasdite kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për BNT.

Ai shtoi se ato forca do të përdorin çdo mundësi që kanë “në javët e ardhshme” për të bllokuar procesin. Kështu Petkov u përgjigj i pyetur për veprimet e presidentit Stevo Pendarovski, i cili javën e kaluar u takua me përfaqësuesit e maqedonasve nga Bullgaria.

“E bukura e një njeriu që ka një vizion të qartë se çfarë dëshiron të bëjë është se nuk duhet të bjerë pas provokimeve. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe unë Kiril Petkov jemi përgjegjës për politikën e jashtme në marrëdhëniet tona bashkë me Qeverinë”, tha Petkov, duke shtuar se ka besim te Kovaçevski.

Petkov ka konfirmuar se nesër bashkërisht do të festohet 150 vjetori i lindjes së revolucionarit Goce Dellçev. Ai tha se ndoshta do të marrë pjesë në ngjarjen në Blagoevgrad, së bashku me presidentin Rumen Radev.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sllaveski kerkesa per rritjen e pages minimale eshte joreale dhe e pajustifikuar 61fc3ee41c0e6
Story i mëparshëm

Sllaveski: Kërkesa për rritjen e pagës minimale është joreale dhe e pajustifikuar

arberi i madh ne gjermani 61fc46a374d03
Story i radhës

“Arbëri i madh” në Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë