Petkov: Është e mundur marrveshja Bullgari-RMV

February 21, 2022
1 minut lexim

Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një postimi në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se askush nuk do ta ndalojë atë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski të avancojnë në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit.

“Unë dhe Dimitari besojmë se është e mundur dhe nuk do t’i nënshtrohemi provokimeve, por do të punojmë me këmbëngulje dhe bashkë për ta arritur këtë. Dhe të gjitha palëve dashakeqe mund t’u them vetëm “nuk do të na ndaloni!”, ka paralajmëruar kryemisnitri bullgar Petkov.

Sipas kryemisnitrit bullgar Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet në mënyrë aktive të promovojnë zhvillimin e kompanive të përbashkëta, të cilat së bashku do të krijojnë vlerë të madhe të shtuar, të kenë ekonomi në rritje, kampe të përbashkëta për fëmijë, koncerte të përbashkëta, të kenë të përbashkët programe arsimore pa kufi mes dy vendeve, pa diskriminim, pa gjuhë urrejtjeje, të ndërtohen autostrada dhe të ketëhekurudha moderne. Po ashtu sipas kryeministrit bullgar, këto fjalë tingëllojnë si një ëndërr, derisa të tjerët organizojnë lloj-lloj provokimesh për të parandaluar që kjo të ndodhë, dhe sipas tij, të tjerë thjeshtë nuk duan stabilitet në Ballkan.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Regjistrohen 234 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Story i radhës

Ja cilat janë shenjat e zodiakut që përputhen me njëra-tjetrën në vitin 2022

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë