peshtyma ne finale i kushton shtrenjte luis suarez e peson keq ne amerike 68bc01349fb19

Pështyma në finale i kushton shtrenjtë, Luis Suarez e pëson keq në Amerikë

September 6, 2025
1 minut lexim

Luis Suarez u bë protagonist i ngjarjeve të shëmtuara, në ndeshjen që Inter Majemi humbi ndaj Sitëll Saunders. Këto të fundit fituan me rezultatin 3-0, ndërsa takimi kishte vlerë për Kupën e Ligës.

Dhe pse Suarez kërkoi falje për çfarë ndodhi, sërish nuk mund t’i shpëtonte dënimit. Kështu është dënuar me 6 ndeshje pezullim, që gjithsesi do të kenë vlerë vetëm në kompeticionin e Kupës së Ligës.

Çfarë ndodhi ishte e shëmtuar për të gjithë. Suarez pështyu një pjesëtar nga stafi i Sitëll Saunder. Po ashtu kapi nga qafa një futbollist nga rivalët, që u godit me grusht edhe nga Buskets.

Ndeshja e luajtur më 1 shtator ishte finale. Kjo ishte arsyeja përse futbollistët e Inter Majemit nuk e përjetuan aspak mirë humbjen me 3 gola.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vodhi disa banesa e markete ne borsh arrestohet 30 vjecari 68bc00d58a0c5
Lajmi i mëparshëm

Vodhi disa banesa e markete në Borsh, arrestohet 30-vjeçari

vjen mbeshtetja per granit xhaken pas ndeshjes me kosoven publicisti u kunderpergjigjet patrioteve 68bc0140cef3b
Lajmi i radhës

Vjen mbështetja për Granit Xhakën pas ndeshjes me Kosovën, publicisti u kundërpërgjigjet ‘patriotëve’

Të fundit nga

ShkoLartë