peshkatari 71 vjecar kap krapin 21 5 kg ne lumin vjosa i dyti ne mbi 40 vjet peshkim 6a70b8f32b855

​Peshkatari 71-vjeçar kap krapin 21.5 kg në lumin Vjosa, i dyti në mbi 40 vjet peshkim

August 3, 2026
1 minut lexim

Një krap i përmasave të rralla është kapur në lumin Vjosa nga një peshkatar 71-vjeçar nga fshati Frakull i Fierit.

Petrit Troka, i cili prej më shumë se 40 vitesh merret me peshkim, ka arritur të kapë me grep një peshk të llojit krap, i njohur nga banorët e zonës edhe si “pendëkuq”, me peshë 21.5 kilogramë.

Për Petritin, kjo është vetëm hera e dytë në më shumë se katër dekada peshkimi që arrin të kapë një peshk të përmasave të tilla në Vjosë.

“Kam mbi 40 vjet që merrem me këtë sport. Më herët, shumë vite më parë, kam kapur një tjetër krap të madh, që peshonte 23 kilogramë. Ndërsa këtë herë, peshku peshon 21.5 kilogramë”, tregon peshkatari 71-vjeçar, raporton Top Channel.

Kapja e rrallë ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës, ndërsa Petriti thotë se pas më shumë se 40 vitesh pranë Vjosës, lumi vazhdon ta suprizojë me pasurinë e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dheu i bardhe mbetet pika me e ngarkuar deri ne 2 ore pritje per hyrje ne kosove 6a70b873a2a03
Lajmi i mëparshëm

Dheu i Bardhë mbetet pika më e ngarkuar – deri në 2 orë pritje për hyrje në Kosovë

shba forcon pranine ushtarake ne lindjen e mesme mbi 20 anije luftarake ne gatishmeri 6a70b9534abed
Lajmi i radhës

SHBA forcon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, mbi 20 anije luftarake në gatishmëri

Të fundit nga

ShkoLartë