dheu i bardhe mbetet pika me e ngarkuar deri ne 2 ore pritje per hyrje ne kosove 6a70b873a2a03

Dheu i Bardhë mbetet pika më e ngarkuar – deri në 2 orë pritje për hyrje në Kosovë

August 3, 2026
1 minut lexim

Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara për hyrje në Kosovë, ku qytetarët po presin deri në 2 orë për ta kaluar kufirin, sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në këtë pikë është krijuar kolonë prej 100 metrash në hyrje dhe 80 metrash në dalje, ndërsa dalja nga Kosova realizohet për rreth 10 minuta.

Pritje më të gjata janë regjistruar edhe në Muçibabë, ku hyrja në Kosovë zgjat deri në 1 orë, me kolonë prej 500 metrash. Ndërkaq, në Han të Elezit qytetarët presin rreth 30 minuta për hyrje, ndërsa kolona arrin në 250 metra.

Në pikën kufitare Kullë, hyrja realizohet për 5 deri në 10 minuta, me kolonë prej 150 metrash, ndërsa në Vërmicë pritjet janë po ashtu 5 deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Merdarën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin, Mutivodën dhe Glloboqicën, qarkullimi zhvillohet normalisht, me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minutash.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfshihet nga flaket golf i ne levizje prane bervenices 6a70a1ee43a13
Lajmi i mëparshëm

Përfshihet nga flakët “Golf”-i në lëvizje pranë Bërvenicës

peshkatari 71 vjecar kap krapin 21 5 kg ne lumin vjosa i dyti ne mbi 40 vjet peshkim 6a70b8f32b855
Lajmi i radhës

​Peshkatari 71-vjeçar kap krapin 21.5 kg në lumin Vjosa, i dyti në mbi 40 vjet peshkim

Të fundit nga

ShkoLartë