Peshk, oktapod dhe fruta deti, Qeveria e RMV-së vazhdon luksin

September 21, 2022
1 minut lexim

Peshk të freskët dhe të ngrirë, oktapod dhe fruta deti për 20 mijë e 500 euro për Qeverinë edhe pse thellohet kriza ekonomike. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë ka nënshkruar tre marrëveshje me një kompani nga Shkupi nga e cila do të furnizohet.

Marrëveshja e parë është në vlerë prej 787 500 denarë ose më shumë se 12 800 euro. Për këtë shumë, kompania kontraktuese obligohet që ta furnizojë Qeverinë vetëm për peshk të freskët.

Marrëveshja e dytë mban vlerën prej 262 500 denarë ose 4 268 euro. Për këtë shumë Qeveria do të furnizohet me peshk të ngrirë si dhe oktapod.

Ndërsa marrëveshja e tretë mes Qeverisë dhe kompanisë furnizuese është bërë për fruta deti dhe atë në vlerë prej 210 000 denarë ose 3 415 euro.

Vlera e përgjithshme e të tre kontratave është 1.260.000 denarë ose rreth 20 487 euro.

Nga Qeveria thonë se bëhet fjalë për furnizim të rregullt vjetor dhe shtojnë se ka gjasa të mos kryhet i gjithë furnizimi i parashikuar në marrëveshje.

“Bëhet fjalë për furnizim të rregullt vjetor i cili realizohet në etapa. Do të paguhet aq sa do të harxhohet, në varësi prej numrit të vizitave të delegacioneve gjatë këtij viti”, njoftojnë nga Qeveria.

Për të mos mjaftuar vetëm me peshq e oktapodë, muaj më parë Qeveria shpenzoi 37 mijë euro për lugë, pirunë e pjata luksoze.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shuplakë e nxehtë Serbisë, ish-komandantëve të UÇK-së, opozitës së sotme në Kosovë dhe Edi Ramë tradhtarit

Story i radhës

​Pesë gjëra nga banja që kanë më shumë baktere

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë