pese vjet nga anetaresimi i maqedonise ne nato u permbush nje nga synimet strategjike te shtetit 67e50de1631eb

Pesë vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, u përmbush një nga synimet strategjike të shtetit

March 27, 2025
min lexim

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon pesë vjetorin e anëtarësimit në NATO, duke u bërë anëtarja e 30-të e Aleancës në këtë ditë të vitit 2020. Me këtë, vendi realizoi një nga qëllimet e saj strategjike, e cila ishte paraparë edhe në Rezolutën që Kuvendi e miratoi në vitin 1993.

Me rastin e pesëvjetorit, sot në Klubin e deputetëve në Shkup do të mbahet takim i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski me ambasadorët e vendeve anëtare dhe partnerët e Aleancës. Sipas rendit të ditës, në fillim do të ketë fjalim ministri Mucunski, pas së cilës do të ketë një diskutim të mbyllur, përcjell “Nezavisen”.

Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi Rezolutën me të cilën përcaktoheshin prioritetet e politikës së jashtme të vendit, përkatësisht anëtarësimi në NATO dhe BE.

Në Samitin e NATO-s në Bruksel, 11-12 korrik 2018, Këshilli i Atlantikut të Veriut, në një takim në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, vendosi të ftojë Republikën e Maqedonisë së Veriut që të fillojë bisedimet për anëtarësim në Aleancë.

Më 1 gusht 2018, Sekretari i atëhershëm i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i dërgoi një letër ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, së bashku me Planin për zbatimin e procesit të anëtarësimit në NATO.

Më 6 shkurt 2019, në selinë e NATO-s në Bruksel, përfaqësuesit e 29 shteteve anëtare të Aleancës, në prani të sekretarit të atëhershëm të përgjithshëm të NATO-s dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, nënshkruan Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Pas ceremonisë solemne në Bruksel, filloi procedura për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit nga të 29 shtetet anëtare të Aleancës. Procedura e ratifikimit të Protokollit të Aderimit u finalizua më 19 mars 2020, kur Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Uashington D.C., dorëzoi instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së Uashingtonit, duke përfunduar kështu fazën e tretë dhe të fundit të procesit të anëtarësimit.

Për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të integrimit të vendit në NATO, Kuvendi ratifikoi njëzëri Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut më 11 shkurt 2020, i cili u pasua, më 20 mars 2020, me nënshkrimin e instrumentit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO nga Presidenti i vendit.

Më 27 mars 2020, instrumenti i anëtarësimit në Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut u depozitua në Departamentin e Shtetit të SHBA-së përmes Ambasadës së Maqedonisë në Uashington, duke e bërë vendin zyrtarisht shtetin e tridhjetë anëtar të Aleancës.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pse nuk ftove eglin per ti takuar prinderit gjesti nuk me ka rene ndermend e kisha harruar edhe nenen 67e509e28a395
Story i mëparshëm

“Pse nuk ftove Eglin për t’i takuar prindërit”, Gjesti: Nuk më ka rënë ndërmend, e kisha harruar edhe nënën

bdi urgjentisht te krijohet komision parlamentar per hetimin e drejtesise selektive ne trajtimin e tragjedise ne kocan 67e50e18d06b3
Story i radhës

BDI: Urgjentisht të krijohet Komision parlamentar për hetimin e drejtësisë selektive në trajtimin e tragjedisë në Koçan

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë